Protesta e PD-së/ Zhvendoset sërish grupi i Adriatik Lapajt, i lirojnë bulevardin Berishës

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe grupi i tij i protestuesve janë zhvendosur sërish nga vendqëndrimi i zakonshëm para Kryeministrisë për shkak të protestës së thirrur këtë pasdite nga Sali Berisha.

Grupi i Lapajt, i cili qëndron poshtë Kryeministrisë 24 orë që prej 8 dhjetorit të vitit të kaluar, është spostuar në krahun tjetër të bulevardit, duke i liruar vendin Partisë Demokratike.

Ky është një skenar i ngjashëm me atë të herëve të tjera të protestave kombëtare të PD.

Sali Berisha ka ftuar disa herë Lapajn dhe forcat e tjera opozitare të bashkohen në tryezë me të dhe në protestë kundër Edi Ramës. Por Lapaj së bashku me përfaqësuesit e tjerë opozitar nuk e kanë pranuar ftesën.