PAMJET/ Gaz lotsjellës mbi protestuesit e PD-së, hidhet nga kati i dytë i ndërtesave në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 20:22
Gjatë protestës së Partisë Demokratike, e cila po vijon në disa zona të kryeqytetit, në rrugën përballë xhamisë është hedhur gaz lotsjellës nga katet e dyta të disa ndërtesave drejt qytetarëve që po protestojnë paqësisht.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe konfuzion mes pjesëmarrësve, ndërsa qytetarët kërkojnë të vazhdojnë marshimin.
Policia u është përgjigjur protestuesve paqësore me gaz lotsjellës, në mënyrë që t’i shpërndajë ata. Nga gazi lotsjellës dhe uji nuk janë kursyer as gazetarët dhe grupet e tyre të xhirimit, të cilët janë prekur nga dhuna e Policisë.
NDIQNI PROTESTËN E PLOTË:
