"Është koha për t’i thënë boll”/ Shkreli: Shqiptarët do ta shporrin diktatorin nga zyra
Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbajnë sot protestën e katërt kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë me kërkesën për largimin e qeverisë.
Mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht tek selia e Partisë Demokratike, ndërsa të tjerë u bashkuan përgjatë segmenteve rrugore.
Protestuesve nga podiumi para Kryeministrisë iu drejtua Eliona Shkreli, kryetare e Partisë Demokratike të Shkodrës
“Ju sot shënoni historinë, ju që do të shporrni diktatorin Edi Rama. Unë vij nga Shkodra e lirisë dhe jam krenare që vij nga qyteti ku demokracia ka lindur.
Shkodra ka qenë e para në lëvizjet antikomuniste, por sot është e grabitur nga Benet Beci, i cili, me bandat e krimit dhe paratë e krimit, ka grabitur Shkodrën. Ai sillet si frikacak dhe i pabesë, fshihet nga gjykata,ty nuk ka drin as bun qe te lan o Benet beci."
NDIQNI PROTESTËN E PLOTË:
