Ervin Salianji i bashkohet protestës së PD-së

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

Siç shihet edhe në pamje, Salianji nuk shoqërohej nga deputetë apo zyrtarë të tjerë të PD-së.

Ndërkohë, më herët kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia, pas takimeve që ai ka zhvilluar me qytetarë jashtë strukturave zyrtare të saj.

Nga ana e tij, Salianji është shprehur se Partia Demokratike nuk mund të kontrollohet nga disa persona dhe ka mohuar të jetë vetëpërjashtuar.