KAOS TE PARLAMENTI! Nuk ka të mbaruar gazi i policisë, protestuesit djegin autobotin e ujit, besimtarët falin Terravinë në Xhaminë e Madhe

Opozita, e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte (20 shkurt) protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkoi largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në përmbyllje të protestës, militantët hodhën molotovë, fishekzjarre dhe sende të forta para godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar tensione ndërsa ka mbetur i lënduar një punonjës policie.

Sakaq, Policia e Shtetit ndërhyri për shpërndarjen e turmës, duke përdorur ujë nën presion dhe gazlotsjellës, ndërsa forcat e rendit krijuan perimetër sigurie përreth Kryeministrisë.

Dhe e njëjta skenë është përsëritur edhe para godinës së Kuvendit, ku protestuesit me t’u mbledhur atje nisën përplasjet me policinë.

Gazetari Bekim Bici raporton se te Xhamia e Madhe ka besimtarë që po falin Teravinë.

NDIQNI PROTESTËN E PLOTË: