VIDEO/ "Vendosa pa ia parashtruar!" - Nga fëmijëria, dashuria, familja e politika, Luçiano Boçi rrëfehet në “Elevate”: Berisha, personi që më vlerësoi më shumë
Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale dhe rrugëtimi politik, gjatë një interviste në emisionin “Elevate by Floriana Garo”.
Boçi u ndal fillimisht te vitet e rinisë, duke treguar se pasioni i tij i hershëm ishte për matematikën dhe fizikën, por rrjedha e jetës e orientoi drejt studimit të gjuhës frënge. Ai tregoi se pas përfundimit të 8-vjeçares, në kohën kur u hap për herë të parë shkolla e gjuhëve të huaja në Elbasan, prindërit e orientuan drejt frëngjishtes, një zgjedhje që, sipas tij, ishte më shumë instinktive sesa e menduar gjatë.
“Shumë dëshirë e kam pasur matematikë dhe fizikë. Pas 8-vjeçares fatet janë të çuditshme ndonjëherë. Mosha nuk ishte tillë që unë përcaktoja prirjen time drejtimin im. Prindërit nuk ishin aq të atashuar brenda edukimit apo për të pasur kontakt me njohurinë dhe talentin e fëmijëve të tyre aq më tepër që ishin të zënë me punë dhe edukimi i besohej shkollës më shumë atëherë.
Për herë të parë u hap shkolla e gjuhëve të huaja anglisht dhe frëngjisht në vitin që unë kam mbaruar 8-vjeçaren dhe kjo prindërve iu duk shumë interesante. Ndoshta ajo prirja e fshehur e prindërve që ishte shfaqur për shkak të emrit kërkoi të konkretizohesh në mënyrë krejt dhe insektive. Do thoja ishte e brendshme nuk kishim guximi sepse ishte kohë tërësisht tjetër dhe më orientuan në një dëshirë të madhe në studimin e gjuhës frënge të cilën e kanë kryer për katër vite në elbasan dhe frëngjishten”, tha Boçi.
Boçi foli edhe për raportin me familjen, lidhjen e veçantë me vajzën dhe ndikimin e angazhimit politik në jetën personale. Ai tha se në momentin kur hyri në politikë me intensitet të plotë, krijoi një distancë të madhe me familjen, veçanërisht pas lindjes së djalit.

“Ka qenë angazhimi im politik më ka bërë që të jetë kjo lidhje e tillë. Sepse unë jam future në politikë kur vajza ishte 5 vjeçe dhe kisha konsumuar gjithë kohën e duhur që të klidhesha. E mbaja e nxirrja shëtitje, momentet e dhuratave isha i përkushtuar te familja. E mbaja me vete gjithmonë, e kisha pjesë të frymëzimeve të mia, më motivonte në punën time. E gjeja te vajza. Dhe kur lindi djali gëzim i madh, e doja se s’bën. Por, një vit pas lidnjes së tij unë hyra me kapacitet të plotë në politikë dhe kjo më bëri të krijoja distancë të plotë me shtëpinë”, u shpreh deputeti demokrat.
Duke folur për rrugëtimin brenda Partisë Demokratike, Boçi u ndal te raporti me kryedemokratin Sali Berisha, për të cilin tha se ka qenë personi që e ka vlerësuar më shumë në karrierën e tij politike.
“E gjykova që ishte domosdoshmëri. Nuk ishte tërësisht zgjedhja ime personale, zgjedhje e një vazhdimi të angazhimit publik. Të qenurit pedagog të jep një lloj dimensioni publik dhe kjo patjetër të çon në një evolucion. Dhe politika është gjuetare e personave publik. Jam angazhuar që në vitet 90’ në lëvizjet e atëhershme. Unë isha në Elbasan, pedagog. Kam marrëp pjesë në një lëvizje shumë të dëgjuar në Elbasan 14 dhjetori, lëvizje e pa organizuar, se ajo lëvizje pasoi edhe themelimin e PD-së në Elbasan.
Politika matet me kontribute, as me moshë, as me vite që ke. Me pasionin që tik e brenda. Pasioni për politikën është kulmot dhe duhet të qëndrojë linear, në momentin që bië pasioni atëherë duhet të ikësh nga politika, në kuptimin e vullnetit tënd. Nuk do të thotë që të jesh në politikë dhe patjetër të jesh nënkryetar i PD-së apo patjetër deputet, ka disa korridore.
Së pari, njerëzit politik të PD dhe vlerësimi që ata më kanë dhënë zakonist. Personi që më ka vlerësuar më shumë ka qenë Sali Berisha. Nuk më harrohet takimi i parë. Unë kisha kandiduar në 2007 dhe 2009 dhe Berisha prezantonte kandidtët. Kontaktet tona kanë qenë sporadike dhe aty për mua ka dhenë një përcaktim dhe thashë i ezkagjeruar. Dhe unë mundohesha të arrija atë që ai kishte qenë dhe ndoshta ka qenë tërheqje e madhe për ta arritur. Pastaj kam marrë vlerësimet e para”, tha Boçi.
View this post on Instagram

