Klevis Balliu takim me Tobias Gotthardt në Mynih, ja fokusi i bisedës

Deputeti Klevis Balliu i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar një takim me Tobias Gotthardt, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Zhvillimit Rajonal dhe Energjisë të Bavarisë.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Takim me Tobias Gotthardt në Mynih

Kënaqësi të takoja në Mynih Tobias Gotthardt, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Zhvillimit Rajonal dhe Energjisë të Bavarisë.

Gjatë bisedës sonë pata mundësinë të diskutoj për Shqipërinë dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë. Zoti Gotthardt e njihte Shqipërinë mjaft mirë dhe shprehu gatishmëri për të mbështetur vendin tonë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe forcimit të bashkëpunimit institucional.

Shqipëria ka miq të shumtë në mbarë botën. Megjithatë, mbështetja e aleatëve tanë do të jetë edhe më e fuqishme nëse ne pastrojmë institucionet tona nga hija e korrupsionit dhe garantojmë standarde të plota të shtetit të së drejtës.

Vetëm me institucione të forta, transparente dhe të pakapura nga interesa të paligjshme, mund të ndërtojmë një partneritet të qëndrueshëm dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë.