Punëtorja tentoi t'i jap fund pasi nuk mori pagën/ Maliqi zbardh skandalin me tenderin 1.7 miliardë lekësh në Kuçovë

Një ngjarje e rëndë tronditi Kuçovën, ku një punonjëse e shërbimit të pastrimit tentoi t'i jepte fund jetës duke u hedhur nga një kullë, pasi ishte pushuar nga puna. Shkak për pushimin e saj ishte bërë pjesëmarrja në protestën për pagat e prapambetura.

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ish-deputeti Lefter Maliqi ka zbardhur prapaskenat e këtij rasti, duke e lidhur atë me një tender korruptiv me vlerë 1.7 miliardë lekë, i cili sipas tij, mban peng bashkinë dhe qytetarët.

"Unë jam në brendësi të çdo problematike në Bashkinë e Kuçovës, por dhe të qarkut të Beratit për shkak edhe të funksionit politik si drejtues politik i qarkut të Beratit për Partinë e Lirisë.

Por dhe meqënëse origjina nga Kuçova, vendlindja në Berat, dhe kam punuar atje dhe kryetar i komunës më të madhe, por dy herë deputet, zëvendës drejtor burgjesh, drejtues policie në Berat dhe në Skrapar edhe e njoh mirë situatën në të gjitha zonat e qarkut të Beratit.

Në Kuçovë është një histori më vete dhe unë kam, jam me atë shprehjen e popullit që asgjë e dhuruar dhe asgjë e grabitur nuk gëzohet.

Sepse në 2023-shin Bashkia e Kuçovës u grabit me pak vota, me ndërrim kutish në KZAZ-në e krimit e cila u shëmb para vitit të ri. Me fjalë në një dhomë të fshehtë në 2023-shin, për shkak se unë s'kisha anëtar në KZAZ-je, i kishte Alibeaj bashkë me Partinë Socialiste dhe kisha kandidatë edhe të Alibeajt.

Të tërë mediat e dinë përplasjen time që kam pasur, qenë nga ish-ministri Çuçi, oligarku Salillari, firma të ndryshme, krim elektoral, ku janë bërë 11 kallëzime në SPAK për krim elektoral dhe abuzime të rënda me detyrën, me tendera korruptiv në Kuçovë, e cila është lënë si në mesjetë, për shkak se në Kuçovë mund të vesh edhe një budalla kandidat për kryetar bashkie në të majta dhe thoshte i ndjeri Fino, ndjesë të pastë, thoshte, var xhaketën dhe këtu fiton gjithnjë e majta.

Dhe unë e trondita për herë të parë në vitin 2023 me mbështetje të gjerë të djathtëve të ndershëm dhe të majtëve të ndershëm.

Në rastin konkret, është i njëjti pothuajse kallëzim që kam bërë unë në SPAK edhe avokati Llangozi, është për një tender korruptiv Viola Green, ku u arrestua me fjalë njëri prej administratorëve, Marcel Shega, që janë të lidhur me grupin e Suel Çelës, disa me fjalë tendera pastrimesh në Kuçovë, Peqin, Rrogozhinë e me radhë.

Dhe kjo është një tender i korruptuar, pasi e kanë goditur ish administratorin e firmës më përpara me mbiemër Golemi, me një sasi shumë të vogël dhe e mori tenderin ky grup i strukturuar, për mua i akuzuar, kriminal, me 1 miliard e 700 milionë lekë në Kuçovë.

Pra në Kuçovë, vend i varfër, që është lënë plot plehra, qen, me varreza skandal, me stadiumin skandal, tregu si ka ndarë, muzeu gërmadh, rrugët tërë gropa edhe me plot qen për shkak të këtyre abuzimeve dhe kapjes peng nga ish oligarku, ish faturino dhe oligarku Salillari, por dhe firma të tjera që lobojnë në këtë bashki duke marrë peng kryetarin e bashkisë në kuptimin figurativ për interesat e tyre.

Dhe ky tender korruptiv, megjithëse i denoncuar nga ana jonë, punonjësit e pastrimit, sipas kontratës paguhen nga firma, por e vërteta është qesharake sepse këtu nuk ka shtet, këtu nuk ka ligj, këtu çdo skandal që ne denoncojmë, njerëzit qeshin se thonë, se thonë, çdo ditë skandale, është kthyer në sistem korrupsioni dhe krimi.

Pra ky tender i pastrimit është është krijuar nga babai i ish-kryetarit të Bashkisë së Beratit që sot është ministër shteti, Demo, edhe ky vetë ka firmosur në 2014-ën si pjesë, me fjalë, kur ka qenë zëvendësministër a çfarë ka qenë në kohën e Edi Ramës apo zëvendës dekan.

Dhe më pas e ka, ish-kryetari i bashkisë së Kuçovës, i cili ia ka dhënë edhe me kontratë edhe djalit të xhaxhait të vet, me fjalë Sherif Kapllani.

Pra ish-kryetari i bashkisë së Kuçovës ja jep Viola Green për herë të parë dhe vazhdon Hajdari i famshëm, t'i japi përsëri Viola Green.

U bë gati tetë vjet, nëntë vjet që e merr kjo tendën e pastrimit. Për turp është dhe faqe e zezë Kuçova.

Unë kam çdo ditë që e denoncoj për plehra e qenë sepse nuk vënë mjetet, dalin një herë apo dy herë në javë dhe janë janë pothuajse të grumbulluara në rrugët e Kuçovës dhe prandaj janë dhe shumë qen saqë kanë kafshuar katër veta deri tani.

Janë shumë qen, janë qindra qen në rrugët e Kuçovës. Dhe kjo është papërgjegjshmëria, paaftësia e këtij të dënuari në SPAK, po s'ka shtet.

I vetmi njeri i cili ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, ka për falsifikim dhe fshehje të dënimit, i cili mbahet në detyrë dhe unë jam ende në procese gjyqësore në kalvarin e drejtësisë.

Deri këta e çuan në gjykatën administrative, gjykata administrative para dy muajsh e pushoi për moskompetencë dhe ja çoi përsëri te Selibaçi.

Dhe nuk e di se çfarë po ndodh me fjalë, ndërkohë që ka marrë vendim të formës së prerë i dënuar me një vit burg, i konvertuar me gjykim të shkurtuar nëntë muaj burg dhe me 150 orë punë.

Ndërkohë që të vësh duart në kokë, kanë vajtur te Dumani dhe tani tek Bravo me 11 kallëzimet, më kthehet përgjigja nga Dumani që është për katër çështje në hetim, i çova dhe shtatë çështjet e tjera, me fjalë, ndërkohë që merret në hetim ish-kryetari i bashkisë tani kohët e fundit, nuk e di çfarë bashkie ishte për një ujësjellës, në Memaliaj.

E njëjta histori si në Kuçovë, pa leje mjedisi, në zonë të mbrojtur, në tokë të Granxhit, jo të Kuçovës, u ndërtua një ujësjellës 4 milion e gjysmë euro nga Salillari dhe SPAK-u i famshëm ja delegon Prokurorisë së Beratit, katër vjet Prokuroria e Beratit nuk e heton.

Po si ky tender janë dhe shumë tendra të tjerë të denoncuar nga ana ime dhe të ndërkthënëve si te gjithë si i famshëm, se dhe ky e ka pasur një histori si gjithësi dhe histori zyre e të gjitha me radhë.

Tani këta punëtorë të shkretë herë pas here nuk u jepen pagat. Edhe para tre ditësh, katër ditësh, të gjithë, qenë nga shoferët dhe deri punëtorët, protestojnë se kishin dy muaj pa marrë pagat, muaji i tretë pa marrë pagat.

Dhe pasi kishin protestuar, firma i bën presion dhe çon punëtorët nga Elbasani, nga Peqini për t'i hequr të gjithë punëtorët.

Ditën tjetër tre zonja apo katër zonja, gra të shkreta që kanë nga 15 vjet punë në pastrim me një rrogë 380.000 lekë, qesharake, që nuk lejohet që nuk lejohet, vënë në bashki për të takuar kryetarin. Kryetari i Bashkisë, Hajdari i famshëm, që është i paaftë komplet, ka frikë nga populli, ka frikë nga qentë në rrugës dhe nuk del asnjëherë vetë.

Edhe kur ngrihen njerëzit në protestë, Velagoshti për shembull, janë disa banorë, me 50 apo 100 banorë janë ngritur disa herë për rrugën të shkatërruar dhe që nuk kalon dot si në mesjetë.

Vetë kryetari nuk del, por lë nënkryetarin gjithnjë. Vënë zonjat për të takuar kryetarin, ai nuk del dhe në momentin që këto bëjnë debat, i filmon një punonjës i bashkisë sipas deklaratës që dha vetë zonja dhe ja japin firmës. Firma i shkarkon. Kryetari thotë unë s'kam kompetencë.

Ndërkohë që kryetari i jep lekët firmës dhe e ka shok Sherif Kapllanin nga Kuçova, që është administratori i vetëm i kësaj firme Viola Green, djali i xhaxhait i ish-kryetarit të bashkisë dhe miku i ministrit Demo.

Dhe këtë ngritjen e zërit unë e bëj sepse se si vidhen lekët e taksat e qytetarëve nga këta të korruptuar, të cilët janë me kollare dhe me pushtet dhe e lënë në atë gjendje.

Dhe më pas zonjës i thonë je e pushuar, të tre zonjave, se dolën, dhe kjo pastaj e paska herën e tretë, sipas mediave, kjo e kishte qenë hera e tretë që hipte në kullë, sepse siç siç dëgjuam dje, ka dy fëmijë të vegjël dhe ka burrin me fjalë me probleme shëndetësore të rënda që nuk punon dot dhe vetëm me 380.000 lekë mban familjen.

Në këtë kohë vënë gazetarët, policët, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, zjarrfikësja, negocion dhe zbret. Madje i thanë, nis, do të fillosh punë.

Sot mora informacionin që kishin vajtur gratë për të filluar punën dhe u kishin thënë që do rrini në pushim se do ju themi ne.

Kanë marrë vetëm burrat në punë. Me një fjalë tallen. Pra, këta pushtetarë, këta njerëz që luajnë me lekët, me taksat e qytetarëve, këta akoma jo, pagat ja ka dhënë vetëm një muaj, siç më ka thënë dhe ende nuk ja u ka dhënë pagat.

Pra, imagjino se çfarë gjendje është. Po kjo gjendje, ju e dëgjuat edhe burimin nga SPAK-u, 40 kryetarë bashkie janë nën hetim dhe të arrestuar, nga 60 që ka", u shpreh Maliqi.