VIDEO/ “Kjo ishte java e opozitarëve!” - Berisha ironizon Ramën: S’ishte i denjë për Mynihun, ndaj nuk shkoi! I ngeli në dorë Dash Sula

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një bashkëbisedim online me qytetarët.

Ai nuk i ka kursyer batutat në lidhje me kryeministrin Edi Rama, ku tha se nuk ishte i pranishëm në konferencën e Mynihut, pasi nuk ishte i denjë.

FJALA E BERISHËS

Të dashur miq, java ishte java jonë. Ishte java e qytetarëve. Ishte java e opozitarëve.

10 shkurti, kryengritja paqësore më e fuqishme në historinë e Shqipërisë pas 20 shkurtit të vitit 1991, pati një jehonë të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe në botë.

Ndaj dhe do të përsëris mirënjohjen time më të pakufishme për të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes së ndërgjegjes së tyre, që me 10 shkurt, në kryengritjen madhështore paqësore tronditën gjer në palcë narkoregjimin dhe përcollën në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, por edhe te gjithë miqtë e Shqipërisë dhe njerëzit liridashës në botë, mesazhin e shpresës, mesazhin e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë përkundrejt lajmeve të zeza, përkundrejt qëndrimeve të turpshme të kreut të organizatës kriminale dhe qeveritarëve të tij këto muajt e fundit.

Unë mund të them se 10 shkurti ishte dita jo vetëm e guximit të madh, por edhe e dinjitetit të vërtetë të shqiptarëve.

Kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit thirrej në Bruksel për t’i nxjerrë kartonin e zi, atë karton që meriton.

Për t’i dhënë ultimatumin, ose dorëzo Lubinë dhe eventualisht edhe veten tënde në prokurori dhe gjykatë, ose do përballesh me pasojat më të tmerrshme që ti nuk i imagjinon.

Por ne ishim në shesh për t’u thënë partnerëve tanë se ne jemi në shesh dhe në betejë pikërisht se organizata kriminale nuk ka asnjë legjitimitet.

Ajo i ka grabitur zgjedhjet dhe i ka shndërruar në farsë elektorale dhe ka grabitur dhe grabit miliarda euro nga taksat e shqiptarëve dhe pasuritë publike të shqiptarëve.

Pra, ne ishim në sintoni të plotë.

Dhe kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse qëllimi ynë më madhor është integrimi i Shqipërisë në BE.

Natyrisht, ky integrim duhet të jetë i bazuar në meritë dhe jo në mashtrimin dhe falsitetin, dhe lobimet korruptive.

Por java pati edhe një zhvillim tjetër dramatik për organizatën kriminale me në krye Edi Ramën dhe vetë Edi Ramën.

U anulua shkuarja e tij në Mynih. Mynihu është konferenca më e rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë. Në Mynih diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Europë dhe në botë.

Edi Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë. E vërteta është se delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi sot, i mbeti Dashi në dorë. Dash Sulën e kam fjalën. Nuk shkoi sot.

Dhe kjo ishte një mbështetje e madhe për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë. Kjo ishte, edhe njëherë dëshmi e një rrethi të kuq nga i cili Edi Rama nuk del dot kurrë. Të dashur miq, fatet e Shqipërisë, të familjeve tona, të fëmijëve tanë, duhet dhe do të jenë në duart tona. Ndaj dhe të vazhdojmë ne kryengritjen