VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (14 - 15 Shkurt 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Gadishulli Skandinav dhe Britania e Madhe dominohen nga mot i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Evropa Qendrore mbetet e ftohtë dhe kryesisht e kthjellët. Ndërsa Lindja e kontinentit dhe rajoni i Balltikut përfshihen nga reshje dëbore. Ballkani dhe Peloponezi paraqiten me reshje shiu e dëbore dhe stuhi të forta ere.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime, ndërsa pasditja sjell rrebeshe shiu, më të dendura në Ultësirën Perëndimore me rrezik për përmbytje lokale.
Në zonat malore priten reshje dëbore. Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 18°C. Era fryn jugore mbi 85 km/h, me dallgëzim mbi 6 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Stuhi ere dhe shira intensivë priten në Ishujt Britanikë dhe Evropën Qendrore.
Balltiku dhe Evropa Lindore do te priten me reshje dëbore. Ndërsa vendet Nordike, gadishulli Iberik dhe brigjet e Turqisë paraqiten me mot të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vranësira të dendura priten në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në Verilindje e Juglindje.
Pasditja sjell përmirësim gradual. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 17°C. Era fryn mbi 45 km/h, me dallgëzim deri në 3 ballë.

