Balliu në Mynih, takim me zv/presidentin e BND: Siguria në Shqipëri në moment shqetësues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 20:08
Deputeti Klevis Balliu i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar një takim me zv/presidentin e BND, General Major Dag Baehr.
Ishte një kënaqësi të takoja në Mynih Zëvendëspresidentin e Bundesnachrichtendienst (BND), Major General Dag Baehr.
Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleat i rëndësishëm i Shqipërisë, duke e mbështetur vazhdimisht në forcimin e sigurisë kombëtare.
Megjithatë, siguria në vend ndodhet në një moment shqetësues.
Institucionet tona duhet të jenë të pavarura, profesionale dhe të çliruara nga çdo lidhje me korrupsionin dhe krimin.
Pa institucione të pastra dhe të forta, nuk mund të ketë siguri dhe as zhvillim të qëndrueshëm.
