"Projekti TID"/ Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët përplasen me këshilltarët bashkiakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 12:13
Banorët e Durrësit janë përplasur me këshilltarët bashkiakë duke i ndaluar që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të miratuar bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat.
Qytetarët e Durrësit protestojnë përballë bashkisë kundër shembjes së banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID.
