Aksident tek "Shkalla e Tujanit", përplasen 2 fuoristrada, policia dhe ambulanca mbërrijnë në vendngjarje

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ende nuk dihet numri i personave të lënduar.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve drejt vendit të ngjarjes është nisur edhe një ambulancë .