Protestuan për pronën e tyre, banorët e Imshtës në Lushnjë thirren në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 12:03
Banorët e Imshtës janë thirrur në komisariatin e Lushnjës.
Pasi kanë kundërshtuar pretenduesin e tokës së blerë në brendësi të argjinaturës, policia i ka thirrur për deklaratë.
Banorët e Imshtës nuk lejojnë që tokat që ata i punojnë prej vitesh të tjetërsohen.
Sipas banorëve ligji nuk lejon tjetërsimin e tokave brenda argjinaturës
Disa nga banorët kanë hyrë në komisariat ndërsa jo të gjithë kanë fletëthirrjet,por kanë ardhur të mbështesin njeri tjetrin.
