‘Plumbi i Artë’/ At*ntati ndaj Lulzim Mashës, Hoxhaj: 150 mijë euro për djalin dhe 100 për të atin. Dumani na tha të vr*snim babanë që i biri të vinte nga jashtë vendit
Henrik Hoxhaj vijon rrëfimin e porosive për vrasjet me pagesë.
Hoxhaj: Për Lulzim Mashen, porosinë për këtë rast Nuredini ma ka dhënë në Kosovë, Gjilan atje rrinte.
Porosia fillimisht ishte për djalin e Lulzim Mashës por nuk e gjetëm. Nuredini më tha se vajza e Lulzim Mashës kishte qenë e fejuar me një nga vëllezerit Dizdari dhe pas ndarjes, këta Mashat nuk i kishin kthyer disa para apo prona që Dizdaret kishin kaluar në emër të tyre.
Armën për ngjarjen na e dha “sakati”, Nuredini na lidhi me të, kjo armë u përdor por i ngeci për dreq Skerdit atë dit, unë kisha bërë dhe prova 2 dit para se të qëlloja.
Spo gjenim të birin dhe menduam të godisnim të atin që të vinte ky nga jashtë, kshu i bënim ne këto punëe.
Kur bëmë ngjarjen ndaj Lulzim Mashës unë dëgjoja çdo gjë në radio, se kisha radio policie. Skerdi doli huq dhe i ngeci arma, në radio jepeshin përshkrimet e tij, me këtë bluze kaq të gjatë etj.
