U dënua me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, ekzekutohet vendimi për ish-kryebashkiakun Edison Memolla dhe 2 bashkëpunëtorët

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke dënuar tre shtetas nga Rrogozhina me nga 1 vit burg secili për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit Edison Memolla, 39 vjeç, Blerim Xhamani , 48 vjeç dhe  Ndriçim Tafxhafa, 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia.