SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, dhe ka dërguar dosjen në gjykatë.

Pak ditë pas paraqitjes së Rroshit në SPAK, ku u njoftua për mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj ka bërë kërkesë në GJKKO për të kaluar çështjen ndaj tij për gjykim.

Rudina Palloj është caktuar gjyqtare për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë lidhur me ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë, i cili ishte marrë i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Hetimi erdhi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tendera gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.