Dy persona humbasin jetën në Tiranë: Njëri pëson arrest kardiak në makinë, tjetra mb*tet teksa drekonte në restorant
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 11:57
Dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë, njëri ka pësuar arrest kardiak ndërsa një grua është mbytur teksa drekonte në restorant
Policia njofton se shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë, shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit.
