Dhimespira: Certifikata e lëvizjes, dokument i detyrueshëm për transportin e kafshëve

Erson Dhimespira, Drejtor i Veterinarisë në AKVMB, deklaroi në pjesën e tretë të emisionit “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj, se çdo lëvizje e kafshëve duhet të shoqërohet me dokumentin zyrtar të lëvizjes, i cili regjistron destinacionin dhe gjurmueshmërinë e tyre nga pika e nisjes deri në destinacionin përfundimtar.

Ai u bëri thirrje fermerëve që të pajisen gjithmonë me certifikatën përkatëse të lëvizjes së kafshëve, duke e kërkuar atë pranë njësive administrative ose përmes platformave zyrtare, me qëllim garantimin e kontrollit veterinar dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË: