Përmbytje në Himarë dhe në Durrës/ Del përroi nga shtrati, rrugët kthehen në “lumenj” pas reshjeve

Reshjet e shiut shkaktuan përmbytje dhe problematika në disa zona të vendit!

Këto pamje vijnë nga Himara, dhe u krijuan pasi përroi që kalon mes qytetit doli nga shtrati pas reshjeve intensive që shtuan prurjet.

Disa rrugë u zhytën nën ujë e baltë, ndërsa përmbytjes nuk I shpëtoi as komisariati I policisë.

Problematika u shënuan edhe në disa fshatra.

Kur reshjet e u qetësuan, forcat e Bashkisë nisën punën për rikthimin e situatës në normalitet.

Këto imazhe tregojnë cfarë la pas vërshimi I ujërave

Përmbytjet u rikthyen edhe në Durrës, I njohur tashmë me këto situata sa herë ka reshje intensive.

Në disa rrugë të qytetit bregdetar nveli I ujit arriti mbi trotuare e për pasojë pati vështirësi në lëvizjen e këmbësoreve e mjeteve.

Në Zonën e Currilave u rikthen rrrëshqitjet e dherave, duke krijuar vështirësi në rrugë.

Rrëshqitje gurësh e dherash u raportuan edhe në zona të tjera të vendit.

ARRSH ndërkohë konfirmoi se ka përfunduar  ndërhyrjen në fshatin Dragostunjë për të shmangur rrezikun e rrëshqitjeve të reja në aksin Librazhd-Prrenjas, ku tashmë qarkullimi kryhet normalisht.

Parashikimet janë që moti I paqëndrueshëm me reshje shiu do të vijojë, ndërsa në zonat malore rikthehen reshjet e dëborës.

Muaji shkurt pritet të jetë më i thatë se janari, por sërish me prani të reshjeve të shiut, ndërsa temperaturat do të vijojnë të mbeten mbi mesataret shumëvjeçare.