Shkodër/ Reshjeve të dendura përmbysin fshatin Dardhaj, oborret e banesave dhe rrugët nën ujë

Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimi i përrenjve krijuan probleme pasditen e sotme në fshatin Bardhaj, në Shkodër.

Prurjet e mëdha bënë që kanali kryesor të dalë mbi rrugë, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Ujërat e shumta përmbytën tokat bujqësore dhe depërtuan në oborret e dhjetëra banesave, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Banorët tregojnë se situata përsëritet sa herë ka reshje të forta, për shkak të bllokimit të kanalit dhe mungesës së mirëmbajtjes së rregullt.

Në terren ndërhyri Bashkia Shkodër me mjete dhe punonjës për pastrimin e kanalit kryesor dhe lirimin e rrugës, duke bërë të mundur normalizimin e situatës.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve që të mbajnë të hapur kanalin dhe të mos hedhin mbetje, pasi bllokimi i tij sjell rrezik për përmbytje dhe dëme në pronat e tyre.