"Jo çdo fermer duhet të jetë i madh"/ Jehle: Cilësia e prodhimit dhe orientimin në treg bën diferencën
Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, i ftuar në “Alert”, theksoi se mbështetja për fermerët nuk lidhet vetëm me financimin, por edhe me rritjen e njohurive dhe aksesin në informacion.
Sipas tij, fermerët duhet të jenë në gjendje të prodhojnë produkte cilësore, të identifikojnë tregjet dhe të kuptojnë si funksionon kërkesa, pasi informimi dhe gjenerimi i tregjeve janë elementë kyç për suksesin në sektorin bujqësor.
Jehle nënvizoi se jo çdo fermer duhet të jetë domosdoshmërisht i madh, por cilësia e prodhimit, edukimi dhe orientimi drejt tregut janë faktorët që bëjnë diferencën.
Ai shtoi se fermerët kanë nevojë për më shumë transparencë mbi çmimet dhe perspektivën e tregut, si në afatshkurtër ashtu edhe në afatgjatë, ndërsa FAO, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, po punon për përmirësimin e portalit të fermerëve, me qëllim rritjen e transparencës së informacionit dhe mbështetjen e fermerëve dhe konsumatorëve, deklaroi Jehle në “Alert”.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ALERT":

