119 milionë euro për bujqësinë/ Kreu i FAO: Financim rekord, do orientohemi drejt teknologjisë

Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë kanë deklaruar se financimi për sektorin bujqësor për këtë vit ka arritur në nivel rekord, rreth 119 milionë euro.

Në emisionin “Alert”, moderatori Granit Sokolaj ngriti pyetjen nëse këto fonde janë të mjaftueshme apo nëse sektori ka nevojë për qasje të reja zhvillimi.

Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, u shpreh se financimi është një bazë shumë e mirë, por theksoi se rëndësi ka mënyra se si përdoren këto fonde.

Sipas tij, investimet duhet të orientohen drejt inovacionit, shkencës dhe teknologjisë për t’i afruar këto zgjidhje te fermerët dhe për të rritur konkurrueshmërinë e prodhimit.

Jehle paralajmëroi gjithashtu se subvencionet duhet të jepen me kujdes, pasi mbështetja e produkteve që nuk kanë treg të qëndrueshëm mund të sjellë vetëm shpenzime dhe jo zhvillim afatgjatë. Ai theksoi se politikat mbështetëse duhet të synojnë produkte dhe sektorë që ruajnë ekuilibrin e tregut dhe garantojnë qëndrueshmëri për fermerët.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ALERT":