Dhimespira: Pushteti vendor bashkëpunim për kompensimin e fermerëve pas zjarreve

Erson Dhimespira, Drejtor i Veterinarisë në AKVMB, deklaroi në pjesën e tretë të emisionit “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj, se për procesin e dëmshpërblimit të fermerëve përgatitet dokumentacioni i plotë, i cili më pas i dërgohet Ministrisë së Financave për vijimin e procedurave përkatëse.

Sipas tij, verifikimi dhe ekzekutimi i dëmshpërblimeve bëhen në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe emergjencat civile, pasi këto janë fonde të paparashikuara dhe varen nga numri i rasteve dhe masa e dëmit të konstatuar.

Ai theksoi se dokumentacioni i saktë është thelbësor për të mundësuar nisjen e procedurave të kompensimit, ndërsa për rastet e zjarreve janë kryer evidentimet e plota të dëmeve dhe janë ndërmarrë edhe masat e nevojshme për evakuimin e kafshëve në zonat e prekura.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ALERT":