Fermerët fitojnë më shumë kur bashkohen/ Përfaqësuesi Jehle: Bashkëpunimi sjell negocime çmimesh më të mira

Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, theksoi se në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit duhet treguar kujdes me terminologjinë e “kooperativave”, pasi qasja aktuale fokusohet më shumë te krijimi i grupeve të prodhuesve dhe bashkëpunimi mes fermerëve, jo domosdoshmërisht te formimi i kooperativave tradicionale.

Sipas tij, bashkëpunimi u mundëson fermerëve të negociojnë çmime më të mira dhe të vendosin produktet në treg në mënyrë më konkurruese.

Jehle shtoi se bashkëpunimi mes fermerëve ndihmon edhe në sigurimin e inputeve bujqësore me kushte më të favorshme, si dhe në përmirësimin e cilësisë së prodhimit.

Ai theksoi se kjo qasje nuk është vetëm teorike, por ka funksionuar në praktikë edhe në vendet e Bashkimit Evropian, ku shumë struktura bashkëpunimi mes prodhuesve janë në pronësi të vetë fermerëve dhe kanë rezultuar ndër modelet më të suksesshme të organizimit të sektorit bujqësor.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ALERT":