Dhimespira: AKVMB në terren gjatë përmbytjeve, ndihmë për fermerët dhe evidentim dëmesh

Erson Dhimespira, Drejtor i Veterinarisë në AKVMB, tha në pjesën e tretë të emisionit “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj, se institucioni që ai drejton ka përgjegjësi për mirëqenien, mbrojtjen dhe shëndetin e kafshëve. Ai theksoi se, në raste emergjencash si përmbytjet, AKVMB bën njoftimet dhe paralajmërimet e nevojshme, duke shtuar se dëmet mund të kishin qenë edhe më të mëdha.

Sipas Dhimespirës, situata ishte e jashtëzakonshme në disa zona, përfshirë Fushkrujën, Sukthin, Fier-Levanin dhe Vrostarinë, ku grupet rajonale kanë qenë në terren për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, në bashkëpunim me emergjencat dhe pushtetin vendor. Ai tha se ndihma ka përfshirë mjekime për kafshët dhe mbështetje me bazë ushqimore.

Dhimespira shtoi se është përdorur edhe sistemi RUDA për evidentimin e rasteve të dëmtimeve dhe humbjeve të kafshëve, duke u mbajtur dokumentacioni përkatës dhe duke u regjistruar të gjitha rastet e ndodhura në zonat e prekura.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ALERT":