Epokë e re për bujqësinë shqiptare/ Jehle: Do përdorim dronët për zhvillim preçiz të prodhimit

Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, u shpreh se bujqësia po kalon një proces të shpejtë transformimi, duke përfshirë përdorimin e teknologjive të avancuara si dronët, mekanizimi modern dhe bujqësia precize. Sipas tij, këto zhvillime po ndryshojnë mënyrën e prodhimit dhe po krijojnë mundësi të reja për rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së produkteve bujqësore.

Jehle theksoi gjithashtu se bujqësia dhe prodhimi i ushqimit nuk lidhen vetëm me teknologjinë, por edhe me pasionin, kulturën dhe traditën e zonave prodhuese. Ai nënvizoi se fermerët ndihen krenarë kur prodhojnë produkte cilësore dhe të shëndetshme që përfaqësojnë identitetin dhe potencialin e komuniteteve ku ata jetojnë dhe punojnë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ALERT":