Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 automjete të dëmtuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2026, 17:18
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Bëhet me dije se nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
