Debati për reformën territoriale/ Hitaj: Braktisja e komisionit nga opozita, dëmton pozicion e PD
I ftuar në emisionin “Drejt”, gazetari Arbër Hitaj tha se debati për reformën territoriale ka 'rindezur' tensionet politike, ndërsa paralajmëroi se opozita rrezikon të përsërisë gabimet e së shkuarës.
Sipas Hitajt, sinjalet e mazhorancës për ta futur me shpejtësi reformën në rendin e ditës dhe tërheqja e Partisë Demokratike nga komisioni përkatës, krijojnë një situatë të paqartë.
Ai gjithashtu se kjo gjë e dëmton pozicionin e opozitës.
Ndërkaq, e cilësoi braktisjen e komisionit nga ana e PD si një qëndrim të pakuptueshëm, duke nënvizuar se opozita kishte kompetenca të rëndësishme në këtë proces, përfshirë edhe postin e bashkëkryetarit.
Gazetari kujtoi se një qëndrim i ngjashëm në vitin 2015, u konsiderua një gabim fatal për opozitën dhe paralajmëroi se përsëritja e të njëjtës strategji mund të ketë pasoja të ngjashme si atëherë.
Hitaj, shtoi se PD ndodhet ende pa një analizë të plotë të zgjedhjeve lokale dhe pa një platformë të qartë për ciklin 2026 2030 duke e bërë të paqartë strategjinë e saj përballë mazhorancës.
