"PD nuk bojkoton Komisionet për reformat", Luçiano Boçi:Do të njoftoj bashkëkryetarin që jemi të gatshëm të marrim pjesë

Partia Demokratike nuk do ti braktisë Reformën zgjedhore dhe territoriale që u ngritën me dakordësi me mazhorancën me synim për ti dhënë vendit një ligj të ri elektorale dhe një një hartë të re administrative.

Demokratët zyrtarizuan këtë qëndrim në një mbledhje të grupit parlamentar,ku sipas burmeve nuk munguan as debatet kundër cdo ideje bojkoti, dhe vetem pak orë pasi mazhoranca socialiste vuri në jetë planin B, që parashikon zhbërjen e konsensusit.

"Unë jam i detyruar të respektoj etikën dhe ta njoftoj bashkëkryetarin për gatishmërinë e grupit të PD dhe anëtarëve të komisionit për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme dhe nuk duhet paragjykuar. Duhet të ketë konsensus, jo marrëveshje me mazhorancën", tha Luçiano Boçi.

Para këtij zhvillimi, Arbjan Mazniku në një mbledhje të komisionit të Posacëm për territorialen pa praninë e Opozitës, theksoi se riformatimin si garanci për kapjen e afateve ligjore.

Manziku: Nisur nga nxitimi që kemi për të realizuar objektivat, i kemi kërkuar parlamentit që të ndryshojmë mënyrën si është formuar komisioni, për të kaluar një anëtar në krahun e mazhorancës, për të zhbllokuar komisionin.

Për demokratët mbledhja e kësaj të hëne është nul.

Boçi: Mbledhja nul.

Paralalelisht mazhoranca ka cuar në Kuvend kërkesën për riformatimin e Komisionit të Posacëm, lëvizje për ballë të cilës demokratët paralajmërojnë reagim të fortë

Boçi: Nëse ndodh do ketë reagim dhe do jetë i fortë.

Në cilësinë e nënkryetarit të PD, Boçi konfirmoi të njejtin qëndrim edhe në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Me këtë vendim, demokratët kalojnë topin tek socialistët, të cilët pritet të thonë fjalën e tyre në seancën parlamentare të së martës.