Mbledhja me dyer të mbyllura së PD/ Bozdo për territorialen: Duhet të shfrytëzojmë pjesëmarrjen tonë për të ‘grisur’ reformën
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Eno Bozdo ka theksuar se opozita nuk duhet të qëndrojë jashtë procesit të reformës edhe pse mazhoranca sipas tij e ka të qartë drejtimin që kërkon të ndjekë
“S’ka rëndësi çfarë duan ata ne e kemi të qartë por duhet të shfrytëzojmë pjesëmarrjen tonë për të ‘grisur’ reformën që kanë bërë deri më sot kemi të gjitha argumentet dhe ekspertizën më të mirë për ta hedhur poshtë atë që ata kanë bërë” është shprehur Bozdo gjatë diskutimeve në mbledhje.
Deputeti demokrat ka nënvizuar se po aq i rëndësishëm është edhe modeli alternativ që Partia Demokratike synon të propozojë në këtë proces.
“E dyta me rëndësi është modeli që ne propozojmë kjo çështje ka vëmendjen e publikut dhe të ndërkombëtarëve”-ka deklaruar Bozdo.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se opozita mund të tërhiqet nga procesi nëse mazhoranca refuzon të reflektojë.
“Pastaj në një moment të caktuar nëse ata refuzojnë dhe ecin me kokëfortësi ne mund të tërhiqemi”-ka shtuar deputeti i PD.
Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD është fokusuar në qëndrimin që opozita do të mbajë ndaj reformës si dhe në hapat e mëtejshëm politikë në raport me mazhorancën dhe faktorët ndërkombëtarë.

