Plani ekstrem i opozitës për rrëzimin e qeverisë/ Muçollari paralajmëron ngujim dhe protesta pa kthim
Opozita shqiptare po përgatitet për një përshkallëzim të veprimeve të saj politike, duke paralajmëruar forma radikale proteste që mund të shkojnë deri në “ngujim”.
Pas protestës së 10 shkurtit, sipas përfaqësuesve të saj, mund të merren në konsideratë akte ekstreme si greva e urisë apo zhvendosja e përhershme e deputetëve në bulevard, me një qëllim të vetëm: largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhje të parakohshme.
Për të folur më tepër rreth kësaj teme i ftuar në studion e lajmeve në"Ora News", ishte anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Mucollari.
"Atëherë është ajo që e kemi paralajmëruar prej kohësh, që si pasojë e aferave më të mëdha, si pasojë e keqqeverisjes së vendit, mungesës së zgjedhjeve të lira dhe mungesës së mundësisë për të ndryshuar, po patjetër dhe pengimit të drejtësisë në një farë mënyre për të bërë punën e vet nga krahu i qeverisë.
Partia Demokratike është në kryerjen e përgjegjësisë së saj morale dhe ligjore si opozitë e vendit dhe së bashku dhe me partitë e tjera opozitare, në kërkesën për largimin të e Edi Ramës dhe patjetër qeverinë teknike dhe më pas organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Në kuadër të kërkesave dhe të sensibilizimit dhe të sakrificës që opozita po bën në kryerjen e detyrës së saj, janë dhe pikërisht protestat të cilat, e ka e ka shpallur dhe më përpara zoti Berisha dhe të gjithë ne, shpreh vendosmërinë për të ndjekur të gjitha hapat e nevojshme, presionin politik dhe nëpërmjet, po ashtu nëpërmjet protestave, për të arritur qëllimin pasi rrugë tjetër nuk ka.
Për të kthyer vendin në një qeverisje normale, në një qeverisje që vjen nga vullneti i zgjedhësve si pasojë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe patjetër një qeveri që ekziston instrumenti për ta larguar në momentin që keqqeveris.
Dhe për fatin tonë të keq, Shqipëria është në këtë derexhe, pasi nuk ekziston më instrument që të garantojë rotacionin e pushtetit.
Që do të thotë që sot të rinjtë largohen dhe gjithmonë e më shumë shpopullohet Shqipëria, pikërisht prej mungesës së perspektivës, sepse duke qenë se ju ke hequr dhe të vetmin mjet që ata të vendosin, që është vota, pasi ti mund të votosh dhe ti mund të mund të kesh, mund të mbështesësh çdo lloj partie opozitare, por sido që të jetë, mekanizmat e pushtetit dhe të parave të korrupsionit, të parave të narkotrafikut, të bandave të organizuara, të përdorimit të shtetit në funksion të partisë, nuk e lejojnë këtë gjë.
Atëherë çfarë i ngelet opozitës? Opozitës i ngelet të dalë, të sensibilizojë dhe të jetë në krye të një lëvizjeje që synon rrëzimin e qeverisë Rama dhe patjetër organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, zgjedhjeve të lira, zgjedhjeve të cilat do t'i japin mundësi vendit për një rotacion politik dhe për një ndryshim tashmë të merituar.
Domethënë çfarë ndodh? Nëse të themi vizitorët, kam përshtypjen se kështu funksionojnë dhe të gjithë diplomatët e huaj.
Të huaj dhe diplomatët e huaj, po sepse kanë ndërruar dhe bota ka ndërruar, diplomacia, mënyra se si ka ndërruar gjithçka tashmë në këtë, në këtë botë, në këtë koncept globalizimi.
Dhe çfarë ndodh? Ndodh që në një farë mënyre mbajtja me me të mira po një farë nga kryeministri dhe nga qeveria të diplomatëve, nuk nuk është më çështje interesi të demokracisë të vendit që përfaqëson, më shumë sesa interes që të mos themi korruptiv e lidhur pse jo dhe me kompani të lidhura me qoftë me ambasadorë apo me diplomatë të huaj.
Mua s'ka nevojë asnjë diplomat i huaj të vijë të më thotë gjendjen e Shqipërisë.
Treguesit janë të qartë dhe për këdo që do të shohë dhe do t'i ketë sytë e hapur, e dimë shumë mirë se çfarë po ndodh me Shqipërinë.
Protestat popullore patjetër që e bëjnë të duket mbreti lakuriq. Sado t'i thuash që si kishte ka veshje të bukur.
Kështu që protestat popullore do të bëjnë dhe këta diplomatët dhe ambasadorët qoftë përpara selive të tyre, qoftë përpara popullit të tyre, të kuptojnë që këtu ka një diçka që nuk shkon.
Është një vend që financohet kryesisht, që ka model ekonomik financimin nga narkotrafiku dhe nga paratë e korrupsionit, i cili do të futet në BE.
Dhe këtë gjë duhet ta dinë që të gjithë, qoftë një diplomat i korruptuar apo jo, sepse nuk dua ta paragjykoj, apo qoftë dhe një diplomat naiv apo i paditur.
Por nuk më duhet një diplomat të më thotë se si është gjendja e vendit tim. Askujt prej shqiptarëve nuk i duhet.
Ajo që neve na duhet, patjetër që të përdorim si një instrument për të sensibilizuar edhe shtypin e huaj, të cilët dhe ata i bëjnë me dije vendasve apo i bëjnë me dije të themi banorëve të të të Europës apo qytetarëve të cilët në vendet ku mund të kenë ndikim në Shqipëri, por mbi të gjitha elementi kryesor i opozitës është sensibilizimi pikërisht i asaj shtresës së rraskapitur në Shqipëri, të cilët duhet të dalin dhe duhet të reagojnë, pasi e nesërmja mund të jetë shumë vonë", u shpreh Mucollari.

