"Pas vitit 2012 gjithçka shkoi realisht keq"/ Bylykbashi: Reforma territoriale 2014, proces i njëanshëm i mazhorancës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2026, 21:27
I ftuar në studion e emisionit “Drejt”, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është shprehur se bashkëpunimi politik me kryeministrin ka marr fund në vitin 2012, duke e cilësuar atë si momentin kur sipas tij gjërat nisën të shkojnë realisht keq.
Bylykbashi u shpreh se reforma e fundit territoriale mes palëve daton në vitin 2012, ndërsa reforma territoriale e vitit 2014 ishte sipas tij shembulli i parë i një procesi të njëanshëm nga ana e mazhorancës.
Ai shtoi se para këtij momenti kishte një frymë bashkëpunimi mes palëve politike duke kujtuar marrëveshjet e rëndësishme të arritura në vitet 2008 dhe 2012 që sipas tij krijuan bazën e besimit për reformat e përbashkëta.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:
