KRYENGRITJE NË SELINË BLU/ Deputetët i dalin kundër Berishës: Të rikthehemi në komisionet e reformave

"Ora News" mëson se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar Berishës i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të reformave:

Bledjon Nallbati

Xhelal Mziu

Oerd bylykbashi

Ina Zhupa

Tritan Shehu

Arjan Ndoja

Ato kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat në këto kushte berisha është shprehur se do jetë kryesia që do marrë vendimin final.

DEBATET ME DYER TË MBYLLURA

Eno Bozdo: Që ata do bëjnë çfarw duan ata, ne  këtë e kemi të qartë, por ne duhet të shfrytëzojmë pjesëmarrjen tonë për të "grisur" reformën që kanë bërë deri më sot.

Kemi gjithë argumentet dhe ekspertizën më të mirë për ta hedhur poshtë atë ç'ka ata kanë bërë.

E dyta, me rëndësi shtë modeli që ne propozojmë.

Kjo çështje ka vëmendjen e publikut dhe të ndërkombëtarëve.

Pastaj në çast të caktuara nëse ata refuzojnë dhe ecin me kokëfortsi, ne mund të tërhiqemi.

Ina Zhupa: Nuk duhet ta lëmë hapësirën bosh në Komisionin e Reformës Territoriale. Pavarësisht nëse na dëgjojnë apo nuk na dëgjojnë, ne shkojmë për qytetarët dhe interesin publik.

Të jemi aty për dëgjesat me ekspertët, për të dhënë zgjidhjet tona, që qytetarët të na dëgjojnë se si e duam ne reformën territoriale t’u shërbejë atyre. Ata do ta kenë më të vështirë të na kundërshtojnë, sepse nuk kanë argumente, por e kanë shumë të lehtë ta kalojnë pa ne, sepse thonë: “Ju nuk ishit”, dhe kështu janë rehat.

Unë i kam pyetur qytetarët e zonave te mia dhe me thone merrni pjese. Ju ftoj dhe te bëni një sondazh do ju dali qe thone merrni pjese.

Votat nuk i kemi, por e kemi zërin tonë aty dhe kjo do të ketë rezonancë si te qytetarët, ashtu edhe te ndërkombëtarët, duke bërë propozime konkrete.

Ne duhet të jemi shumёdimensionalë: edhe protestat t’i bëjmë, edhe në reforma të jemi prezentë, edhe analizën, edhe zgjedhjet. Jemi parti me kapacitete njerëzore dhe intelektuale; nuk kemi pse të ndjekim vetëm një rrugë dhe të braktisim të tjerat.

Ina Zhupa: Nuk duhet ta lëmë hapësirën bosh në Komisionin e Reformës Territoriale. Pavarësisht nëse na dëgjojnë apo nuk na dëgjojnë, ne shkojmë për qytetarët dhe interesin publik.

Të jemi aty për dëgjesat me ekspertët, për të dhënë zgjidhjet tona, që qytetarët të na dëgjojnë se si e duam ne reformën territoriale t’u shërbejë atyre.

Ata do ta kenë më të vështirë të na kundërshtojnë, sepse nuk kanë argumente, por e kanë shumë të lehtë ta kalojnë pa ne, sepse thonë: “Ju nuk ishit”, dhe kështu janë rehat. Unë i kam pyetur qytetarët e zonave te mia dhe me thone merrni pjese. Ju ftoj dhe te bëni një sondazh do ju dali qe thone merrni pjese .

Votat nuk i kemi, por e kemi zërin tonë aty dhe kjo do të ketë rezonancë si te qytetarët, ashtu edhe te ndërkombëtarët, duke bërë propozime konkrete.Ne duhet të jemi shumёdimensionalë: edhe protestat t’i bëjmë, edhe në reforma të jemi prezentë, edhe analizën, edhe zgjedhjet. Jemi parti me kapacitete njerëzore dhe intelektuale; nuk kemi pse të ndjekim vetëm një rrugë dhe të braktisim të tjerat.

Tritan Shehu: Asnjë prej nesh nuk do bojkot, në kushtet kur maxhoranca ka mbyllur çdo derë dhe në këto kushte të parlamentarizmit detyrohesh të marrësh qëndrime ekstreme.

Bledion Nallbati: Jemi bërë si në filmin ‘Dy herë mat, edhe akullore edhe çokollatë’. Shkojmë në Parlament, por nuk shkojmë në dy komisionet më të rëndësishme. Nëse shkojmë me idenë se Edi Rama nuk na jep asgjë, atëherë më mirë të mos shkojmë fare në Parlament. Duhet të shkojmë atje për të shpalosur opsionin tonë për qytetarët. Pastaj, nëse zgjedhim variantin e bojkotit, duhet ta bojkotojmë çdo gjë, të shkojmë në grevë dhe në përshkallëzime më të mëdha. Nuk shkon të marrim pjesë në komisione të tjera dhe jo në ato të reformave. Duhet të ndajmë mendjen.