Erion Veliaj bën qesharak gjyqin! Avokatja ankohet për taksinë: Merr shumë lekë, nuk munda të flisja sa duhet me të
Ditën e sotme është zhvilluar seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Avokatja e caktuar nga gjykata, Valentina Teodoresku, në seancën e sotme ka kërkuar më shumë kohë dhe ka thënë se: "Kam shkuar në burgun e Durrësit për të takuar klientin tim, por ngaqë taksia më kushtonte shumë se po më priste jashtë, nuk munda të flisja sa duhet".
Një argumentim qesharak ky. Në qoftë se avokatja ka nevojë për taksi, ne si CNA ia mundësojmë falas taksinë. Megjithëse ka dhe autobus, mund të shkojë në mëngjes me 2 mijë lekë dhe të kthehet pasdite, pasi të rrijë sa orë të dojë me klientin e saj, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj kanë paguar 220 mijë dollarë për të lobuar në SHBA dhe nuk paska lekë për të paguar taksinë e avokates, që e përfaqëson ligjërisht në GJKKO.
Në fakt, Erion Veliaj duke e bërë procesin qesharak, thjesht dhe vetëm po dëmton veten dhe pasojat i ka po ai vetë. Një proces gjyqësor që duhet të jetë i shpejtë, i drejtë, shtyhet prej gati 7 muajsh me një mijë e një mënyra dhe sot “gjetja e radhës” ishte taksia e avokates.
Pra, Erion Veliaj s’ka lekë për taksinë e avokates, ndërkohë që paguan 220 mijë dollarë në SHBA.
Meqenëse qenka kaq keq nga paratë, ne si CNA i ofrojmë mjetin tonë avokates, ta ketë në dispozicion. Të vijë ta marrë kur të dojë, ditën, natën, e ka falas, pa asnjë pagesë.
Do ta paguajmë ne si CNA, vetëm që Erion Veliaj të njihet me akuzat e provat dhe avokatja të kalojë kohën që i duhet me klientin e saj, në mënyrë që procesi gjyqësor të ecë në mënyrë normale dhe jo të bëhet qesharak, siç po e bën kryebashkiaku i Tiranës i arrestuar prej 10 shkurtit të vitit 2025./CNA
