Reforma territoriale/ Xhafo: Mazhoranca gati të anashkalojë opozitën me një “mekanizëm zhbllokues”
Gazetari Endri Xhafo komentoi në emisionin “Drejt” për sfidat dhe ndarjet politike që po pengojnë avancimin e reformës territoriale në Shqipëri, duke vënë në dukje tensionet mes mazhorancës dhe opozitës.
"Zotin BylykBashi që tha që reforma dështoi e të tjerë. Dhe këtë kam përshtypjen që Partia Demokratike pikërisht këtë gjë kërkon, kërkon që të pranohet sikurse dhe në 2014 kërkoi që të bëjnë jo vetëm një ndarje dhe një hartë territoriale, tha vetë, por të bëjnë edhe mënyrën se si do të funksionojnë e të tjera.
Tani Partia Demokratike kërkon që të pranohet që reforma e 2014-15 ka dështuar.
Se çfarë do bëjnë nuk e di, sepse ka disa ide, pra, ka një ide që ë të reduktohet akoma më tej numri i bashkive.
Reforma territoriale po bëhet në radhë të parë sepse ka një reduktim të numrit të banorëve, të banorëve. Kjo është narrativa le të themi zyrtare që dëgjon.
Ka një numër dhe ka lindur nevoja që qytetarët të shërbehen më mirë. Unë nuk kam dëgjuar nga mazhoranca që thonë që reforma 2014-15 dështoi.
Pra, e shoh të vështirë që ata të pranojnë këtë. Pra kemi një premisë të tillë që të pranosh dështimin të diçkaje që ke bërë keq, nuk ndodh kjo nga socialistët.
Ndërkohë Bashkimi Evropian nga ana e vet kërkon që të kemi një pushtet funksional vendor në mënyrë që Shqipëria të jetë gati për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
E shoh pak të vështirë se ku do të shkojnë palët, megjithëse teknikisht janë përgatitur projekte që në legjislaturën e kaluar se ku mund të shkohet.
Ka dhe një ide për të shkuar te 36 rrethe që kemi pasur dikur në kohën e, në kohën e diktaturës, pra për ta reduktuar akoma më tej numrin e bashkive, ose për ta parë siç është për të rregulluar disa kufij, aty ku ka shumë bashki të mëdhaja.
Nuk e di se ku do shkojnë. Problemi është që unë e shoh problemin tek ndarja politike që kanë dy forcat këtë moment.
Marrim Finiqin. Tani se Finiqi, bashki më vete. Saranda, bashki më vete, ndahen te ura e Gajdarit.
Delvina bashki më vete. Konispoli bashki më vete.
Poliçani, bashki më vete. Kështu që ajo u shndërrua në këtë mënyrë.
Tani çfarëdo lloj zgjidhje që të bëhet, besoj do të jetë më mirë se ç'është.
Problemin thashë dhe njëherë e shoh tek problemi që dy kahet janë të ndara politikisht. Partia Demokratike nuk është një sekret i madh, ka filluar një betejë kundër Edi Ramës.
Ka vënë një bazë, të themi në thonjëza një bazë që së paku, së paku do të shkojë të trokasë në derën e Edi Ramës dhe ka dhe një lloj ngërçi.
Tani është, nuk e di a janë të kompleksuara apo nuk janë të kompleksuara, mua më duket që janë deri diku të kompleksuar nga njerëz që thonë, po si shkoni ju bëni, sepse vetë të tillë e kanë ndërtuar narrativën. Si shkoni ju bëni marrëveshje me Edi Ramën? Si bëni ju reforma me Edi Ramën? Ndërkohë që reforma nuk është me Edi Ramën, por problemi është ndërtimi i narrativës. Nuk është për Edi Ramën. Por nga ana tjetër asnjë garanci nuk ka që siç ndodhi në 2020 që të ulen bashkë, të arrijnë dakordësinë.
Të shohim se çfarë do të ndodhë nesër, sepse është njoftuar, është futur në rendin e ditës të seancës plenare që do të bëhet ndryshim në komisionin e posaçëm për reformën, që të ketë atë që ata e quajnë mekanizëm zhbllokues që e tha sot në mbledhje Arbian Mazniku, bashkëkryetari, që do të thotë të kenë nga 16 që kanë, më duket, mazhoranca, të bëhen 17, që të mund të mos bllokohet dhe të vazhdojë puna", u shpreh Xhafo.

