VIDEO/ Gjendja skandaloze e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes, reagon Korreshi: Merrni ombrellë kur të shkoni

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë një reagim lidhur me gjendjen skandaloze të Pediatrisë në Spitalin e Lushnjës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Korreshi ka publikuar pamje ku dallohet lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit.

Në postimin e tij, Korreshi ironizon situatën dhe u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete.

"Kujdes kur te shkoni ne Pediatrine e Spitalit ne Lushnje. Ju lutem merrni dhe ombrelle me vete. Reforma e thelle ne shendetesi ju fton te beni kujdes shkallet se eshte ne katin e katert pavioni i pediatrise dhe rreshqisni," shkruan Korreshi në Facebook.