Lirimi i ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës/ Balliu ironizon: U liruan hajdutët që të krijojnë hapësirë për ata që parkojnë dysh

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjetet sociale pas lirimit të disa ish-zyrtarëve të bashkisë.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu shkruan se “u liruan edhe hajdutët e bashkisë”, duke ironizuar se qelitë po lirohen për shkelje të vogla, ndërsa personat e akuzuar për vjedhje të fondeve publike dalin të lirë.

Ai ngre pikëpyetje mbi fatin e parave të përfituara nga korrupsioni, duke u shprehur se drejtësia nuk ka konfiskuar asnjë cent nga personat e përfshirë në këto çështje.

Sipas Balliut, kjo situatë tregon mungesë ndëshkimi real dhe dështim në goditjen e korrupsionit.