DEMOKRATËT ME “ETHE” PROTESTE/ Berisha: Termomentri i zemërimit po shënon vlera maksimale

Sali Berisha thotë se zemërimi i demokratëve ka arritur kulmin dhe reagimi në sheshe sipas tij është I pashmangshëm. Duke i cilësuar protestat si rruga e zgjidhjes për problemet që sipas tij ka vendi, Kryedemokrati tha se protesta e radhës kombëtare do të mbahet shumë shpejt

Temperaturat në vend po shënojnë vlera mininale, por Sali Berisha thotë se termometri i zemërimit tek demokratët po shënon vlera maksimale. Dhe reagimi sipas kryedemokratit është i pashmangshëm.

Protesta sipas Berishës do t’i japë zgjidhje çdo situate madhore në Shqipëri.

Dita kur opozita do të zbresë sërish në shesh, sipas kryedemokratit është shumë e afërt. Por nuk kishte një datë për të ndarë.

Në pritje të vendimit të Kushtetueses për cështjen e pezullimit të zv. Kryeministres, Berisha nuk I kursen akuzat ndaj Gjykatës më të lartë në hiearkinë e drejtësisë shqiptare

Kryedemorkati i bëri këro komente në konferencën për shtyp pas një vizite dy ditore në strazburg, ku tha se ka denonuar krimin dhe korrupsionion tek zyrtarët e BE-së.