Mbyllet pas 8 orësh seanca paraprake për Metën dhe Kryemadhin, seanca e radhës vendimtare për dosjen
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 18:00
Pas rreth 8 orësh diskutime, ka përfunduar seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta dhe të tjerët, ku Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka arritur të lexojë të gjithë parashtrimet e kërkesës për kalimin e dosjes në gjykim.
Gjatë seancës, SPAK ka arritur të lexojë rreth 130 faqe nga materiali i prezantuar, ndërsa mbeten edhe rreth 100 faqe të tjera që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme.
Procesi i gjatë po zhvillohet në prani të avokatëve të mbrojtjes dhe të pandehurve.
Ky proces është pjesë e hetimeve për çështjet që lidhen me aktivitetin e ish-presidentit dhe personave të tjerë të përfshirë në dosje, ku SPAK kërkon kalimin e saj në gjykim.
