Përfundon Konferenca e Kryetarëve/ Bici: PS i jep “shansin e fundit” opozitës për Reformën Territoriale, shtyhet për të hënën

Konferenca e Kryetarëve ka përfunduar pa një vendimmarrje të paqartë për Reformën Territoriale. Shkak u bë propozimi i Partisë Socialiste për t’i dhënë opozitës atë që e cilëson si “shansi i fundit” për pjesëmarrje në Komisionin e Posaçëm.

Sipas propozimit të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të hënën pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e këtij komisioni.

Në rast se opozita merr pjesë, por vendos të bojkotojë punimet, atëherë bie praktikisht kërkesa e PS për rishikimin e përbërjes së anëtarësisë së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

“Pesë minuta më parë ka përfunduar Konferenca e Kryetarëve pa një vendimmarrje të qartë, kjo pas propozimit të PS duke i dhënë “shansin e fundit” demokratëve apo opozitës, në këtë komision.

Propozimi i ardhur nga Taulant Balla, si kryetar i grupit parlamentar të PS, sipas të cilit të hënën të mblidhet mbledhja e rradhës për sa i përket Reformës Territoriale.

Nëse opozita do të marrë pjesë, në këtë Komision do të bojkotojë, kësisoj do të zhbëhet në një farë forme kërkesën e bërë nga PS për rishikim të përbërjes së anëtarësisë të Komisionit të Posaçëm, për Reformën Territoriale.”- tha gazetari. 

Përfundon Konferenca e Kryetarëve/ Bici: PS i jep “shansin e