Vengu në Komision: Rreziqet s'vijnë vetëm nga a*mët, po forcojmë mekanizmat mbrojtëse
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se, sot rreziqet nuk vijnë vetëm nga armët klasike. Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ai u shpreh se projektligji që propozon sot ka 3 objektiva themelore.
Sipas Vengut, projektligji që u kalua sot kishte për qëllim harmonizimin me kuadrin ligjor të BE-së dhe forcimin e mekanizmave të sigurisë.
Ndër të tjera , Vengu theksoi se, me anë të këtij projektligji, qartësohen llojet e licencave dhe krijohet një bazë ligjore për licencat e përsëritura.
“Kemi të bëjmë me një realitet të ri sigurie, ku kufiri mes paqes, krizës, përdorimit civil të mallrave ushtarake, është bërë gjithmonë e më i paqartë. Lind nevoja që ky rrezik të administrohet dhe parandalohet. Sot rreziqet nuk vijnë vetëm nga armët klasike. Teknologjitë e reja që transferohen në mënyrë të padukshme. Materiale dhe pajisje që transferohen për përdorime të dyfishta. Softuere që transferohen nga një vend te tjetri me një klik, apo pajisje që janë në dukje civile, por që përdoren dhe mund të shndërrohen në mjete survejimi. Mosveprimi ligjor në këto kushte nuk do ishte neutral. Projektligji që propozojmë sot ka tre objektiva themelore.
Projektligji që propozojmë sot kryetar ka 3 objektiva themelore. E para harmonizohen plotësisht me kuadrin rregullator të BE-së. Konkretisht rregulloren 821 të vitit 2021. Forcimin e mekanizmave të kontrollit, vlerësimit dhe rrezikut. Sikundër edhe rritjen e sigurisë juridike, jo vetëm për institucionet ligjzbatuese, por edhe për operatorët ekonomikë të ndryshëm.
E rëndësishme për operatorët ekonomikë, regjimi i licencave ripërtërihet, thjeshtohet dhe forcohet në disa raste. Qartësohen llojet e licencave dhe krijohet një bazë ligjore për licencat e përsëritura. Evidentohen operatorët me rrezik të ulët dhe kemi future edhe licencimet për projekte dhe programe industriale e teknologjike vendase. Kështu mbushim një mungesë ligjore të së kaluarës”, tha Vengu.
