"E paimagjinueshme në PE 10 minuta diskutim"/ Balla publikon videon e Berishës ku i ndërpritet fjala në Strasburg (VIDEO)

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar ndërprerjen e fjalës së Sali Berishës.

Duke iu referuar një videoje nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në Strasburg, kreut të PD-së i fiket mikrofoni për shkak të mbarimit të kohës.

Në postimin e tij, Balla:

“Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1-2 minuta. Shikojeni si ja ndërpret fjalën drejtuesja e seancës. Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. E paimagjinueshme në Europë diskutime 10 minuta”.