Vr*sja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy persona

Dy persona të cilët dyshohen që janë të përfshirë në vrasjen e taksistit shqiptar Marko Beka, janë arrestuar ditën e sotme në Belgjikë.

Mediat belge shkruajnë se bëhet fjalë për dy persona, 20 dhe 24 vjeç, nga Merksem dhe Geel.

Të premten do të dalin para dhomës së këshillimit, e cila do të vendosë për vazhdimin e paraburgimit të tyre.

“Në këtë moment ende nuk është e qartë se kush e ka qëlluar plumbin fatal dhe cili ka qenë motivi i të shtënave”, deklaron prokuroria.

Vrasja ndodhi të premten në mbrëmje rreth orës 21:00 në Larum, një fshat i vogël i Geel-it në rajonin e Kempenit.

Pas një telefonate emergjente, policia dhe shërbimet e ndihmës gjetën një person të shtrirë në rrugë me një plagë nga arma e zjarrit. U tentua reanimimi, por ndihma mbërriti tepër vonë.

Viktima u gjet jo larg automjetit të tij. Ai ishte një shofer taksie 45-vjeçar me një kompani të tijën.

Marko Bega la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijë.