Tensione Iran-SHBA/ Nis stërvitja ajrore me mbërritjen e aeroplanmbajtësit 'USS Abraham Lincoln'
Në mes të tensioneve me Iranin, Shtetet e Bashkuara po forcojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi zhvillimin e një stërvitjeje ajrore disaditore për gatishmëri dhe mbërritjen e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln, së bashku me anijet luftarake shoqëruese.
Stërvitja e Forcës së Nëntë Ajrore (Air Forces Central, AFCENT) ka si qëllim demonstrimin e aftësisë për dislokim, shpërndarje dhe ruajtje të fuqisë ajrore luftarake në të gjithë zonën e përgjegjësisë së CENTCOM-it, që përfshin 21 shtete nga Afrika Verilindore dhe Lindja e Mesme deri në Azinë Qendrore dhe Jugore.
Gjatë stërvitjes, forcat amerikane do të dislokojnë ekipe në disa lokacione, me miratimin e vendeve pritëse dhe në koordinim me autoritetet civile dhe ushtarake të aviacionit.
Mbërritja e USS Abraham Lincoln vjen një ditë pas njoftimit të CENTCOM-it për stërvitjen ajrore, duke treguar fokusin e SHBA-së në forcimin e pranisë ushtarake në rajon.
