ÇFARË PO NDODH ME USHTRINË KINEZE? Dy gjeneralët më të lartë në vend pushohen nga detyra për korrupsion
Shkarkimi nga detyra i dy gjeneralëve më të lartë të ushtrisë kineze ka ngritur pikëpyetje mbi atë se çfarë po ndodh. Për qëverinë vendimi vjen në kuadër të luftës kundër korrupsionit ndërsa ekspertët e lidhin rastin me presionin në rritje të Pekinit ndaj Tajvanit për një ndërhyrje të mundshme ushtarake.
Radhët e larta të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Kinë janë copëtuar.
Spastrimi gjatë fundjavës i gjeneralit më të lartë të Kinës, Zhang Youxia, dhe një oficeri tjetër të lartë ushtarak, Gjeneral Liu Zhenli, ka lënë pikëpyetje serioze rreth asaj që shkaktoi luftën për pushtet midis elitave që po zhvillohet në vend.
Njoftimi zyrtar se Zhang dhe Liu ishin nën hetim thoshte se ata akuzoheshin për shkelje të rënda të disiplinës dhe ligjit.
Zhang, 75 vjeç, ishte nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak , grupit të Partisë Komuniste, kryesuar nga udhëheqësi i vendit Xi Jinping, i cili kontrollon forcat e armatosura.
Ky komision zakonisht i përbërë nga rreth shtatë persona, tani është reduktuar në vetëm dy anëtarë Xi dhe Gjenerali Zhang Shengmin.
Të gjithë të tjerët janë hequr nga puna në kuadër të aksionit kundër korrupsionit, siç thotë qeveria.
Për kërë çështje ishte mandatuar një këshill i posacxcëm përgjegjës për kontrollin e miliona anëtarëve personelit ushtarak.
Lidhur me arsyet e tjera që mund të fshihen pas kësaj ekspertët mendojnë se gjithçka mund të konsiderohet e tillë: nga rrjedhja e sekreteve bërthamore në Shtetet e Bashkuara, deri te komploti i një grushti shteti dhe grindjet e brendshme fraksionale.
Madje ka edhe thashetheme për një shkëmbim zjarri në Pekin, thonë ata.
E gjitha kjo ka ndodhur në një kohë kur Pekini po rrit presionin mbi Tajvanin me kërcënime për të pushtuar ishullin nëpërmjet një sulmi të gjithanshëm.
