MOT EKSTREM GLOBAL/ Temperatura rekord, stuhi dhe emergjenca në vende të ndryshme

Fillimi i vitit 2026 po shoqërohet me fenomene ekstreme klimatike në të gjithë botën. Në SHBA stuhi dimërore ka shkaktuar mbi 30 viktima dhe temperatura deri në -46°C. Në Itali dhe Europë, ka patur, stuhi e rrëshqitje të dheut ndwrsa autoritetet kane dhe alarme të kuqe. Ndërsa pjesë të botës përjetojnë i ftohtin ekstrem, Australia po përvëlohet nga një valë e të nxehti, me temperaturat kanë arritur deri në 50°C.

Temperaturat ekstreme kanë bërë që shtete të ndryshme ta përjetojnë fillimin e vitit 2026 në mënyra dramatike.

Ndërsa SHBA po përballet me tw ftohtin ekstrem, Europa dhe Australia po shfaqin fenomene të tjera të motit të keq.

Një stuhi dimërore shkatërruese ka goditur dhjetëra shtete amerikane. Temperaturat kanë rënë deri në -46°C, duke shkaktuar të paktën 34 viktima, ndërprerje masive të energjisë dhe mbi 12 mijë fluturime të anuluara.

Mbi një milion njerëz mbeten pa energji elektrike, ndërsa autoritetet shpallën gjendje emergjence në më shumë se 20 shtete. Presidenti Donald Trump miratoi 12 deklarata emergjence federale për të mbështetur rikthimin e energjisë dhe pastrimin e rrugëve.

Në Siçili, rrëshqitjet masive të dheut kanë detyruar evakuimin e mbi 1 mijë banorëve dhe shpalljen e një “zone të kuqe” në qytetin Nisemi. Dëmtime të konsiderueshme janë regjistruar në banesa pranë zonës së rrëshqitjes.

Stuhitë dimërore dhe temperaturat ekstreme kanë goditur edhe vende të tjera të Europës, me paralajmërime për rrëshqitje bore dhe përmbytje në disa rajone alpine.

Ndërsa pjesë të botës përjetojnë i ftohtin ekstrem, Australia po përvëlohet nga një valë të nxehti.

Temperaturat kanë arritur deri në 50°C, duke rritur rrezikun për zjarre dhe duke regjistruar rekorde në Melburn dhe pjesë të tjera të Uellsit të Ri Jugor.

Kjo është vala më e gjatë e të nxehtit që prej viteve 1930 në rajon, me parashikime për shtatë deri në tetë ditë të motit të nxehtë.

Fenomenet ekstreme klimatike po tregojnë se fillimi i vitit 2026 po shoqërohet me mot të paparashikueshëm dhe të rrezikshëm në të gjithë botën. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme.