VIDEO/ Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti nigerian pengohet dhe ....

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po viziton Turqinë, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga Recep Tayyip Erdogan.

Ai humbi papritur ekuilibrin dhe u rrëzua. Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu arriti të ngrihej në këmbë dhe nuk pësoi dëmtime.

Pavarësisht incidentit të pafat, programi dhe agjenda vazhdoi si zakonisht pas një vonese të shkurtër.