HUMOR DIPLOMATIK BRITANIK/ Kryeministri Starmer tallet me syzet e presidentit Macron
Kryeministri britanik Keir Starmer, është bërë viral në një video duke imituar me humor, Presidentin francez Emmanuel Macron. Me syze dielli dhe një përshëndetje në frëngjisht, ka ironizuar paraqitjen e para disa diteve të Liderit francez.
Kështu e ka surprizuar publikun londinez, Kryeministri britanik Keir Starmer, i cili ka duke treguar një anë më të relaksuar dhe humoristike të tij
Starmer mori pjesë të organizuar në Teatrin Duchess, ku.
Përpara një audience ku ishtë i ftuar në shfaqjen “The Political Party Live”,, Starmer në shenjë ironie vendosi size të zeza dielli e madje përshëndeti publikun me fjalën franceze “Bonjour”, moment i cili shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje.
Teksa videoja u bë virale në median sociale, gjesti u interpretuan si një tallje e lehtë ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili së fundmi ishte shfaqur me syze të ngjashme gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Kryeministri britanik e përforcoi ironinë edhe në rrjetet sociale, duke e shoqëruar videon me shprehjen “Fol me mua, Goose”, një referencë nga filmi “Top Gun” i cili është lidhur me popullaritetin e syzeve të aviatorit.
Edhe pse u shpreh me shaka se mund t’i mbante syzet edhe në takime ndërkombëtare, Starmer shtoi se në realitet i nevojiten syzet e tij të zakonshme për të parë qartë zhvillimet në Parlament.
Shfaqja u mirëprit nga publiku, duke e paraqitur kryeministrin britanik në një dritë më njerëzore dhe spontane.
