Reshjet intensive të borës në Valbonë, borepastruesit në terren për qarkullim të sigurt

Aksi rrugor që lidh Valbonën me zonat përreth është mbuluar nga bora gjatë orëve të fundit, duke vështirësuar qarkullimin për drejtuesit e mjeteve.

Ekipet e ARRSH-së dhe borepastrueset kanë dalë në terren, duke pastruar karrexhatën dhe duke kriposur rrugën për të garantuar lëvizje të sigurt.

Në një video të siguruar, shfaqen makineritë që punojnë intensivisht për të larguar borën dhe për të hapur segmentet e bllokuara, ndërsa autoritetet apelojnë për përdorim të gomave dimërore dhe kujdes maksimal gjatë udhëtimit.